Një 13-vjeçare shqiptare ka vdekur pasi ra nga kati i pestë i një pallati, në Francë.
Ende mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes së rëndë. Ngjarja ka ndodhur në Ban Saint- Martin afër qytetit të Metzit.
Rasti i 13-vjeçares e la të shokuar edhe kryebashkiakun, Henri Hasser. Hasser tha se e ndjera ishte vajza më e madhe e familjes me origjinë shqiptare, sipas të cilit të gjithë janë të arsimuar.
Madje ai e përshkruante 13-vjeçaren si lidere të klasës në shkollën ku ishte.
Sipas kryebashkiakut, vajza ishte një fëmijë i fortë dhe mjaft dinamik.
Kjo i tronditi edhe të gjithë bashkëmoshatarët e saj në shkollën ku ajo ndiqte mësimet