14 vatra zjarri ende aktive në Shqipëri

14 vatra zjarri ende aktive në Shqipëri

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, deri pasditen e sotme në të gjithë territorin e Shqipërisë, janë identifikuar 20 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e gjashtë prej tyre, ndërsa 14 vatra vijojnë të mbeten aktive.

Siç raporton Top Channel, forcave në terren u erdhën në ndihmë 103 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 10 mjete.

Related Articles