14 vjeçari që u nda nga jeta në Tiranë ishte futbollist, reagon klubi i “Dinamos”

14 vjeçari që u nda nga jeta në Tiranë ishte futbollist, reagon klubi i “Dinamos”

14 vjeçari që humbi jetën pas sherrit me thika pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë, mësohet se ishte futbollist.

M.C luante për Dinamo U-15. Vetë klubi i futbollit ku aktivizohej i mituri ka reaguar në një postim në rrjete sociale:

“Jemi thellësisht të tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit tonë M. C, pjesë e skuadrës U-15. Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi FC Dinamo City i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe i gjenden pranë në këto momente shumë të vështira. U prehsh në paqe”, mbyllet reagimi i klubit të futbollit ku aktivizohej i mituri.

Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur sapo fëmijët kanë mbaruar mësimin dhe janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Related Articles