Një 14-vjeçare ka lindur të shtunën në Spitalin e Pejës, sipas policisë, e mitura ka deklaruar se ka pas bashkëjetes jashtë martesore për 1 vit me një person të gjinisë mashkullore. Për të cilin aktualisht nuk dihet vendndodhja.
Lajmi është bërë i ditur me anë të raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ndërsa detaje për Gazetën Enigma ka dhënë Fadil Gashi, zëdhënës në Policinë Rajonale të Pejës.
“Viktima e mitur 14 vjeç, më datën 24 prill ka lindur një fëmijë. Viktima deklaron se ka pas bashkëjetes jashtë martesore për 1 vit me një person . Personi është largu dhe nuk po dihet lokacioni. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, tha Gashi për Gazetën Enigma.
Ndërsa, në raportin 24-orësh të PK-së, rasti është lajmëruar si “bashkëjetesë me personin nën moshën 16 vjeç”.