Drita dhe Ballkani janë duke e zhvilluar derbin e kësaj jave në Superligën e Kosovës në futboll.
Dy skuadrat po luftojnë kokë-më-kokë për titullin e kampionit këtë sezon, dhe një fitore ndaj njërës apo skuadrës tjetër, do të rriste gjasat për titull.
Gjilanasit udhëheqin 3 pikë përpara në tabelë, pas lëshimit të Ballkanit në mesjavë ndaj Prishtinës.
E gjatë duelit të sotëm, tifozëria e Dritës “Intelektualët” kanë shfaqur një baner ku kanë ironizuar me veprimin e fundit të Organizatorëve të Festivalit “Mirëdita, Dobar dan!” ku të enjten në mbrëmje ndezën qirinj për viktimat e sulmit të së mërkurës në një shkollë fillore në qendër të Beogradit.
Nëpërmjet një baneri, ata kanë përkujtuar fëmijët e vrarë në luftë nga okupuesi serb.
“1432 fëmijë të vrarë në luftë, dhezni qira, servila”, kanë shkruar “Intelektualët” .
Aktualisht rezultati është i barabartë 1-1 mes dy skuadrave.