Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës bën të ditur se 254 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, raporton Gazeta Enigma.
Në raport bëhet e ditur se 145 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, 10 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 171 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.
Ndryshe, sipas raportit të IKSHPK-së, numri i rasteve të reja ditëve të fundit ka rënë, ku disa nga deputetë kanë kërkuar heqjen e masave anti COVID-19.
/Gazeta Enigma/.