“E mundimshme ka qenë rruga jonë për liri”, Krasniqi viziton familjarët e Gucatit dhe Haradinajt

“E mundimshme ka qenë rruga jonë për liri”, Krasniqi viziton familjarët e Gucatit dhe Haradinajt

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar familljaret e ish krerëve e OVL- UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, pas shqiptimit të dënimit nga Gjykata Speciale.

”Duke bashkëndjerë me familjarët e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, së bashku me kolegë të Partisë Demokratike të Kosovës, vizituam sot familjet Haradinaj dhe Gucati, për t’u solidarizuar në këtë ditë aspak të lehtë për ta e për ne”.

”E mundimshme dhe me plot pengesa ka qenë rruga jonë për liri, por populli ynë nuk i është shmangur kurrë asaj rruge, deri në çlirimin e plotë. Këtë traditë e kanë kultivuar ndër breza edhe familjet Gucati e Haradinaj, me të cilët, sot jemi të gjithë me mendje e zemër. Qëndrueshmërinë dhe krenarinë kombëtare tek këto familje e gjetëm të palëkundur edhe sot”, ka shkruar Krasniqi.

Related Articles