Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi që një ngarkesë e madhe që iu takonte atyre u kap në Portin e Livornos.
Bëhet fjalë për 148 kilogramë kokainë, sasia e drogës ishte e fshehur në banane.
Mediat italiane raportojnë se lënda narkotike,vinte nga porti i Guayaquil në Ekuador, teksa destinacioni final i saj besohet se ishte Zvicra.
Thuhet se tre të dyshuarit kishin hyrë në port, për ta hapur kontinjerin dhe për ta marrë kokainën.
Skaneri kishte zbuluar pakot e paligjshme mes bananeve.
Agjentët e policisë ishin në gatishmëri, derisa korrierët ndërhynë mes kutive për ta marrë.
Kjo sasi e konfiskuar e drogës llogaritet të jetë më i madhi i konfiskuar, në Portin e Livornos.
Ky port raportohet se shërben si tranzit nga trafikantët për ta shpërndarë drogën në qytetet e mëdha të Italisë