149.3 milionë euro regjistrohen të hyrat tatimore për janar dhe shkurt

149.3 milionë euro regjistrohen të hyrat tatimore për janar dhe shkurt

Të hyrat tatimore të Administratës Tatimore të Kosovës edhe në muajin e dytë të këtij viti kanë vazhduar të shënojnë rritje.

Sipas këtij institucioni ato kanë arritur në 149.3 milionë euro për muajt janar dhe shkurt.

Kur bëhet krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, rritja është 24.4 milionë euro apo 19.6 përqind.

“Vazhdimi i performancës së mirë të mbledhjes së të hyrave tatimore është derivat i mekanizmave, të cilët kanë rritur llogaridhënien, transparencën, si dhe në të njëjtën kohë avancimi i vazhdueshëm i shërbimeve digjitale përmes platformës E-Deklarimit”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

Related Articles