15 të arrestuar nga operacioni i Europolit ndaj grupit kriminal në Shqipëri

15 të arrestuar nga operacioni i Europolit ndaj grupit kriminal në Shqipëri

Autoritetet shqiptare në bashkëpunim me Europolin dhe forcat e rendit të Belgjikës, Holandës dhe Francës, kanë finalizuar një operacion të madh, duke arrestuar 15 anëtarë të një bande famëkeqe shqiptare të krimit të organizuar, që ishte nën hetim nga vende të shumta.

Operacioni i koordinuar, me emrin “GORGON”, kulmoi në një seri të bastisjeve në Tiranë më 31 korrik kundër figurave kyçe brenda rrjetit kriminal, ka njoftuar Europoli në sajtin zyrtar.

Nga ky operacion janë sekuestruar asete të shumta, përfshirë prona dhe 1 milion euro kesh.

Grupi i organizuar shqiptar ishte i strukturuar sipas hierarkisë, ku filialet punoni ndërkombëtarisht. Banda ishte kryesisht e bërë nga anëtarë të familjes dhe bashkëpunëtorë nga zona e njëjtë në Shqipëri.

Anëtarët e grupit janë të dyshuar se janë përgjegjës për një numër të vrasjeve, për trafikim të drogës të shkallës së lartë dhe po ashtu pastrim të përfitimeve ilegale nëpërmjet transaksioneve komplekse me kriptovaluta.

Në mesin e të arrestuarve ishte një shpëlarës i njohur parash me seli në Tiranë, që u kishte ofruar shërbime disa kriminelëve të nivelit të lartë të angazhuar në nivel ndërkombëtar të vrasjeve, korrupsion dhe trafikim të drogës të shkallës së gjerë dhe aktivitete tjera kriminale.

Në hetim është zbuluar se si lideri i grupit të organizuar të krimit dhe bashkëpunëtorët e tij urdhëruan vrasjen e disa anëtarëve të grupeve tjera kriminale shqiptare duke angazhuar vrasës me pagesë. Së paku shtatë vrasje u atribuohen grupit specifik kriminal mes viteve 2019 dhe 2020, një numër prej të cilave është kryer jashtë Shqipërisë.

Duke analizuar të dhënat e “SKY ECC”, Europol bashkëpunoi me Zyrën e Prokurorisë Speciale të Shqipërisë për Antikorrupsion dhe Krim të Organizuar, që mori menjëherë masa dhe nisi hetimet.

Që nga atëherë Europol ka ofruar inteligjencë të vazhdueshme për hetimin në nivel kombëtar.

Gjatë ditës së aksionit, tre ekspertë të Qendrës Evropiane për Krime Serioze të Organizuara të Europolit dhe Qendra Evropiane e Krimeve Kibernetike u vendosën në Tiranë për të përkrahur autoritetet shqiptare.

Related Articles