Sportistja, Enkileda Carja garoi sot në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes U15-U17 në kategorinë 59 kg.
Sportistja 15-vjeçare nga Elbasani arriti të fitonte vendin e parë me një diference prej 21 kg nga vendi i dytë.
Enkileda Carja fitoi tre medalje ari me 84kg në stilin e shkëputjes, 100kg në stilin e shtytjes dhe 184 kg në dygarësh.
“Një super performacë nga sportistja elitare e ekipit kombëtar shqiptar Enkileda Carja, e cila arriti 81 KG në stilin e shkëputjes në provën e parë duke thyer kështu rekordin evropian në peshën 59 KG. Shqipëria merr medaljen e artë në Kampionatin Evropian për U15-U17 në Moldavi nga Enkileda Carja!”, njofton Federata Shqiptare e Peshëngritjes.