15-vjeçarja nga Gjilani sulmohet seksualisht nga pronari i një marketi, arrestohet 58-vjeçari

15-vjeçarja nga Gjilani sulmohet seksualisht nga pronari i një marketi, arrestohet 58-vjeçari

Një 15-vjeçare nga Gjilani është sulmuar seksualisht nga një 58-vjeçar, raporton Gazeta “Enigma”.

E shoqëruar nga babai i saj, viktima e këtij rasti (15-vjeçare), të martën e ka denoncuar rastin në Polici, pak orë pasi ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Sipas burimeve të Sinjalit e mitura ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga pronari i një marketi, i cili ndodhet në rrugën “Pajazit Ahmeti” në Gjilan.

Sipas deklaratave të tyre në Polici, rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:30, brenda ambientit të marketit.

Në lidhje me rastin është njoftuar menjëherë Prokurorja e shtetit, e cila ka urdhëruar arrestimin e të dyshuarit.

Pas intervistimit, 58-vjeçari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është inicuar si Sulm Seksual”.

Related Articles