“15 vjetori i pavarësisë e gjen Kosovën të sulmuar nga të gjitha anët”

“15 vjetori i pavarësisë e gjen Kosovën të sulmuar nga të gjitha anët”

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së ka uruar 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se 15 vjetori i pavarësisë e gjen Kosovën të sulmuar nga të gjitha anët.

Molliqaj ka thënë se emigrimi masiv është pasqyra e shtetit tonë si perspektivë për njerëzit.

“Në Hagë sulmohet ideja e pavarësisë sepse inkriminohet përpjekja popullore për liri. Ndërkohë, dialogu ndjell Asociacion, kurse pushteti mjegull me Asociacion”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:


17 Shkurti është nga ato data kur mund ta kthesh kokën pas dhe t’i buzëqeshesh historisë. Ia kemi dalë. Lotët e humbjeve, orët policore, bora, kalimet e kufijve, pritat. 17 shkurti nuk kthehet mbrapa. Kosova i ka garancë njerëzit e saj.
15 vjetori i pavarësisë e gjen Kosovën të sulmuar nga të gjitha anët. Brenda po gërryhet arsyeja pse njerëzit tanë kanë dashtë shtet: shteti si mundësi. Emigrimi masiv është pasqyra e shtetit tonë si perspektivë për njerëzit. Në Hagë sulmohet ideja e pavarësisë sepse inkriminohet përpjekja popullore për liri. Ndërkohë, dialogu ndjell Asociacion, kurse pushteti mjegull me Asociacion.

Related Articles