Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.
Lajmin e ka konfirmuar personalisht Borrell përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
“Kam dal pozitiv në testin për COVID-19. Në përputhje me rregullat dhe procedurat përkatëse, jam në izolim. Po ndihem mirë”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Borell së fundmi i ka bërë thirrje Putinit të zhbllokojë portet për qarkullimin e grurit nga Ukraina.
I have been tested positive for Covid-19.
In line with the relevant rules and procedures, I am in self-isolation.
I am feeling fine.— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 5, 2022