Temperaturat e larta rrisin rastet e pickimit nga rriqrat në Malishevë

Temperaturat e larta rrisin rastet e pickimit nga rriqrat në Malishevë

Me rritjen e temperaturave ka nisur të rritet edhe numri i pickimeve të rriqrave në Malishevë.

Që nga fillimi i stinës së pranverës e deri më tani, mbi 300 persona të pickuar nga rriqrat janë paraqitur në Qendrën e Mjekësisë Familjare, e që deri më tani nuk ka ndonjë të infektuar nga ether hemoragjike.

Megjithkëtë, nga stafi shëndetësor i kësaj qendre nuk kanë dashur të prononcohen para kamerave për këtë çështje.

Por, prapa tyre, ata kanë konfirmuar se tashmë, numri i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë e ka kaluar numrin 300.

Së fundi, nga Komuna e Malishevës është bërë e ditur se ka hapur një tender për dezinfektimin selektriv ë zonave endemike.

Megjithatë, qytetarët e kësaj ane shprehen se komuna nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim.

Për dallim nga ta, dikush tjetër nuk beson që ka rriqra në Malishevë.

Lidhur me këtë edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës javë më parë ka njoftuar se në vatrat endemike ka filluar pickimi i rriqrave që është paralajmërimi i parë për mundësinë e shfaqjes së sëmundjes ku me ç’rast ka kërkuar kujdes nga qytetarët duke dhënë edhe rekomandime se si të mbrohen.

Kujtojmë që 2013-ta ishte viti më tragjik i pickimit të rriqrave në Malishevë.

Në Klinikën Infektive të QKUK-së ishin regjistruar nëntë raste të vdekjeve nga ethet hemorragjike, pas pickimit të rriqrave.

5 prej tyre vetëm nga komuna e Malishevës.

Prej vitit 2002, nga ethet hemorragjike në Kosovë kanë vdekur 18 persona vetëm nga kjo komunë.

Related Articles