152 të lënduar si pasojë e zjarrit në Koçan, 18 në gjendje kritike

152 të lënduar si pasojë e zjarrit në Koçan, 18 në gjendje kritike

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se 152 pacientë janë duke u trajtuar në spitale nëpër vend si pasojë e zjarrit që ndodhi në diskotekën në qytetin Koçani në orët e hershme të së dielës. Nga të lënduarit 18 janë në gjendje kritike. 

“Ministria e Shëndetësisë siguron publikun se gjitha resurset janë vënë në dispozicion dhe asnjë pacient s’do të mbetet pa kujdesin e nevojshëm. Shpëtimi i jetëve dhe ofrimi i kushteve më të mira të mundshme për rikuperim për të lënduarit mbesin prioritet i yni”, thuhet në postimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Facebook. 

Si pasojë e zjarrit 51 persona  janë raportuar të vdekur deri më tash. Zjarri është thënë se ka ndodhur pas ndezjes së fishekzjarrëve në diskotekë, ku ishin afro 1500 persona. Në diskotekë po mbahej koncert i një grupi të njohur muzikor të Maqedonisë së Veriut.  

Related Articles