Vasil Shkurtaj është në radarin e Vllaznisë. Sulmuesi 30 vjeçar e mbylli pas 5 muajve me Kukësin, teksa po shqyrton ofertat. “Shkodra Sport” bën me dije se lojtari dhe drejtuesit e Vllaznisë kanë pasur kontakte, me shtatëlartin që ende nuk e ka një përgjigje.
Edhe në sesionet e shkuara të merkatos për Shkurtaj ka pasur interes nga Shkodra, teksa lojtari në Superligën tonë veç Kukësit ka luajtur edhe me Luftëtarin.
I dalë nga moshat e Olympiacos dhe Lazios, Shkurtaj ka një eksperiencë të madhe me ekipet portugeze, greke dhe holandeze, ndërsa për dy vite nga 2020-2022 luajti me JX Beidaman në Kinë.