Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se 1,576 besimtarë myslimanë nga Kosova do të udhëtojnë për në Arabi këtë vit për të kryer haxhin, me grupin e parë të besimtarëve që parashihet të udhëtojë më 2 qershor, njofton Gazeta Enigma.
“Këshillat e Bashkësisë Islame anekënd Kosovës kanë filluar përgatitjet për nisjen e besimtarëve tanë për në haxh. Në të gjithë Këshillat e BI-së, nga përgjegjësit e këtyre Këshillave, besimtarët myslimanë, që këtë vit kanë vendosur ta kryejnë haxhin, janë duke i marrë edhe këshillat dhe mësimet e duhura se si duhet të kryet ky ritual”, thuhet në një postim të BIK-ut në Facebook.
“Me udhëzimet për durim, forcë dhe sakrificë, ata janë duke u përgatitur për ta kryer edhe kushtin e pestë të Islamit – haxhin. Karshi mësimeve dhe këshillave, në të gjithë Këshillat e BI-së është duke u organizuar edhe duaja e haxhit, në të cilën besimtarët lusin të Madhin Zot që t’u japë shëndet e t’ua pranojë adhurimet e haxhit”, thuhet tutje në njoftim. /Gazeta Enigma