Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar bilancin e fundit të COVID-19.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 16 vdekje dhe 50 raste të reja me COVID-19, kurse janë shëruar 133 pacientë.
Ndryshe, me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 154 mijë e 937, prej të cilëve 146 mijë e 632 janë shëruar, ndërsa 5 mijë e 265 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (20 maj) është 3 mijë e 40.