16-vjeçari, i cili mbeti i plagosur nga një zyrtar policor që e kishte familjar, e ka përfunduar operacionin të cilit iu ishte nënshtruar.
Këtë për Klan Kosovën e thanë nga Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
I mituri është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në mjekimin intensiv pranë Klinikës së Pediatrisë në QKUK.
Për rastin në fjalë i cili ka ndodhur sot në fshatin Dubravë të Istogut, Inspektorati Policor i Kosovës ka treguar zyrtari policor është arrestuar dhe është në mbajtje për 48 orë nën akuzën për “vrasje e mbetur në tentativë”.
Poashtu është shtuar se deri në këtë fazë të hetimit dyshohet se aksidentalisht polici e ka shkrepë armën zyrtare.