Sot 16 vjet më parë ndodhi tragjedia e Gërdecit, ku mbetën të vdekur 26 persona dhe 300 të tjerë u plagosën pas shpërthimit që tronditi fshatin në periferi të Tiranës.
Qindra shtëpi u dëmtuan nga shpërthimi tronditës në fshatin në periferi të Tiranës.
Ky shpërthim erdhi nga punishtja e demotimit të armëve ku gjykata dënoi me 18 vjet burgim ish-përgjegjësin e fabrikës së armëve dhe ish-drejtorin e MEICO, Ylli Pinari. Ndërkaq me nga 10 vjet burg u dënuar edhe administratori i fabrikës Alba-Demil e Mihal Delijorgji
Ngjarja rrëmbeu të gjitha televizionet vendore, por edhe ekranet e shumë kanaleve të huaja.