Të paktën 17 persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë raportuar të zhdukur në shtetin jugor të Indisë, Andhra Pradesh, pas disa ditësh shirash të dendur, thanë autoritetet. Vendi është goditur nga rrëke të forta që nga e enjtja, duke shkaktuar përmbytje masive në të paktën pesë rrethe.
Numri i të vdekurve u rrit në 17 kur një ndërtesë u shemb, duke vrarë tre persona, tha policia.
Dhjetë persona të bllokuar nën rrënojat u shpëtuan, por dy janë ende të zhdukur.
Të premten, një duzinë me njerëz vdiqën pasi përmbytjet e mëdha përlanë autobusin në të cilin ndodheshin.
Përpjekjet e kërkim-shpëtimit për pasagjerët e humbur vazhduan të shtunën.
Vdekje nga rrethe të ndryshme janë raportuar gjatë ditëve të fundit, me zyrtarët që paralajmërojnë se numrat mund të rriten ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdojnë. /Gazeta Enigma.