Një 17-vjeçar është goditur nga rryma sot pasdite teksa ishte ngjitur mbi një vagon cisternë në lagjen Kisella Vodë të Shkupit.
Sipas Alsat-mk, policia ka bërë të ditur se pas ngjarjes, vagoni ka marrë flakë dhe i riu është transportuar në Qendrën Emergjente.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.