17-vjeçarja e zhdukur nga Ferizaj, vetë paraqitet në Polici

17-vjeçarja e zhdukur nga Ferizaj, vetë paraqitet në Polici

Një vajzë që nga 2 maji ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më.

Bëhet e ditur se Ajtenja Koka, 17 vjeçarja sot është paraqitur në polici.

“Sipas deklaratës së nënës së saj, e mitura ishte larguar nga shtëpia më 02.05.2025, rreth orës 19:30, dhe nuk ishte kthyer më. Në momentin e largimit, ajo kishte veshur një bluzë të bardhë, ishte rreth 170 cm e gjatë, peshonte rreth 83 kg dhe kishte flokë e sy ngjyrë kafe. Rasti ishte referuar njësitit të hetimeve rajonale për veprime të mëtejme hetimore.

Më datë 07.05.2025, rreth orës 10:00, është paraqitur në polici personi i raportuar si i zhdukur, A.K., 17 vjeçe.

Lidhur me këtë rast, i cili trajtohet si “person i zhdukur – i gjetur”, Policia Rajonale në Ferizaj ka mbyllur hetimet dhe do të hartohet një shënim zyrtar. Për rastin është njoftuar edhe prokurori për të mitur“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Related Articles