Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 296 pacientë janë duke u trajtuar nga COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Në klinikat COVID-19 dhe në spitalet e përgjithshme, po trajtohen 296 pacientë, ku prej tyre 178 të konfirmuar me COVID-19, derisa 18 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetsore.
Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka bërë të ditur se në Kosovë janë 5061 raste aktive me COVID-19