Vetëm gjatë muajit maj në Klinikën e Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë kryer 742 lindje.
Nga 742 lindje, 416 janë lindur meshkuj, ndërsa 344 femra.
Kështu bëri të ditur në një prononcim për Insajderin drejtori i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, Jakup Ismajli.
Ai po ashtu tregon se 18 gra kanë lindur binjakë, ndërsa një trenjakë.
Ai po ashtu tregoi se gjatë muajit maj, 265 lindje janë kryer me operacion.