18 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, derisa janë regjistruar edhe shtatë raste të reja pozitive, raporton Gazeta Enigma.
Sipas raportit të së hënës, bëhet e ditur se rastet pozitive janë regjistruar në Shkup, ndërsa janë nga testimi i 1418 mostrave në total në gjithë Maqedoninë e Veriut.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 71 pacientë.
Në total që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 155.067 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 2798 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.
Janë shëruar 146.940 qytetarë, ndërsa janë 5329 raste aktive.