18-vjeçari kosovar aksidentohet rëndë në Francë

18-vjeçari kosovar aksidentohet rëndë në Francë

Një i ri kosovar në Francë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u përfshi në një aksident mëngjesin e kësaj të shtune, në autostradën A36 në rajonin Jura, në Lavans-les-Dole, midis Dole dhe Besançon, të shtetit francez.

Siç raporton Klankosova.tv, tre persona mbetën të lënduar dhe mes tyre edhe D.S. (emër i njohur për redaksinë), 18-vjeçar nga Kaçaniku, i jeton me familjen e tij në Francë.

Persona të afërt me familjen kanë bërë të ditur për Klanin se kosovari është në koma që nga mëngjesi i ditës së djeshme dhe po lufton me jetën.

I riu dhe miqtë e tij u vetaksidentuan me makinë, pasi shoferi humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke e goditur mbrojtësen.

Sipas policisë franceze, në vendin e ngjarjes dolën rreth 16 zjarrfikës për të ndërhyrë në rast, të cilët i gjetën dy nga të lënduarit në gjendje kritike për jetën. I lënduar rëndë ka mbetur shoferi, ndërsa pasagjeri i dytë thuhet të ketë lëndime më të lehta. Hetimi për aksidentin tashmë ka nisur nga autoritetet atje, që do të zbulojnë edhe shkaqet e rastit të rëndë.

Related Articles