18-vjeçari në Ferizaj trefishoi shpejtësinë e lejuar, dënohet rëndë

18-vjeçari në Ferizaj trefishoi shpejtësinë e lejuar, dënohet rëndë

Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj dy shoferëve që kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut në dy raste të ndara.

Rasti i parë, sipas postimit të Policisë në Facebook, ka ndodhur më 26 tetor 2025, rreth orës 21:10, në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, në Fshatin Vjetër, në zonën me kufizim 50 km/h.

Shoferi L.B., 27 vjeç, duke drejtuar një veturë MBW, është ndaluar duke lëvizur me shpejtësi 112 km/h. Për këtë shkelje, policia i ka shqiptuar gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative dhe ndalim të drejtimit për 3 muaj.

Rasti i dytë, siç njofton Policia, ka ndodhur më 29 tetor 2025, rreth orës 14:10, në rrugën Ferizaj–Varosh–Gërlicë, ku kufizimi i shpejtësisë është 60 km/h.

Shoferi B.F., 18 vjeç, me veturën VW Golf, është ndaluar duke lëvizur me shpejtësi 168 km/h, pothuajse trefishin e kufirit të lejuar.

Për këtë shkelje, policia i ka shqiptuar gjobë 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalim të drejtimit për 6 muaj.

Matjet e shpejtësisë janë bërë me radar laserik, ndërsa të dy shoferët janë përjashtuar nga trafiku.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë kufizimet dhe shenjat e komunikacionit, duke paralajmëruar se kontrollet me radarë do të vazhdojnë me intensitet për të parandaluar aksidentet rrugore. 

Related Articles