Yll Hiseni, u gjet sot pa shenja jete në fshatin Brod të Shtërpcës.
Ai ishte shpallur i zhdukur nga familja më 10 dhjetor, ku rreth orës 00:30 kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më.
Nga ajo kohë nuk dihej asgjë për fatin e tij.
Rreth ngjarjes tragjike detaje ka dhënë policia përmes zëdhënësit rajonal të Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli tha se pas paraqitjes së rastit është kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar hapjen e rastit “Person i zhdukur”.
Ai theksoi se sot trupi i pajetë i viktimës u gjet në një livadh, rreth 1 kilometër larg shtëpisë së tij.
“Ndërsa, sot më 11.12.2025 rreh orës 13:20 është gjetur, rreth 1 kilometër larg shtëpisë së tij, në një livadh, pa shenja jete. Vdekja e të cilit është konstatuar nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtërpcë. Ekipe të policisë janë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit po e hetojnë rastin. Për informata shtesë do të njoftoheni me raport vijues”, deklaroi ai.
