Të paktën 19 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një zjarr brenda një tuneli rrugor në Afganistan, thanë zyrtarët lokalë.
Një cisternë nafte u përmbys dhe mori flakë në tunelin Salang që lidh kryeqytetin Kabul me provincat veriore, të shtunën në mbrëmje.
Zjarri u përhap në automjete të tjera para se të shuhej mëngjesin tjetër.
Fotot e postuara në rrjetet sociale tregonin disa automjete të djegura plotësisht pas incidentit.
“Disa prej trupave u dogjën rëndë”, tha një zyrtar i lartë shëndetësor në Parwan.
“Midis të vdekurve ishte shumë e vështirë të identifikohej se kush ishte mashkull dhe kush femër,” tha Abdullah Afganistan Mal, tha një zyrtar i lartë shëndetësor në Parwan.
Të paktën 32 persona u plagosën, tha një zyrtar tjetër. Mendohet se numri i viktimave mund të rritet ende, shkruan BBC.