19 vjeçarja serbe vdes në Budvë, pasi hoqi rripin e parashutës dhe ra nga një lartësi prej 50 metrash

19 vjeçarja serbe vdes në Budvë, pasi hoqi rripin e parashutës dhe ra nga një lartësi prej 50 metrash

Momenti që çoi në vdekjen tragjike të 19-vjeçares serbe Tijana Radonic, kur ajo ia hoqi rripin e parashutës dhe ra nga një lartësi prej 50 metrash në Mal të Zi, u kap nga një kamera sigurie.

Në pamje shihet 19-vjeçarja, që duket sikur po kalon momente paniku, që fillimisht ka hequr jelekun që e mbante të lidhur me parashutën dhe më pas ka dalë nga rripat e sigurimit të vendosur rreth këmbëve të saj, duke bërë që të binte nga lartësia.

Pushuesit e tmerruar të plazhit treguan se dëgjuan Tijanën të bërtiste sekonda para se të binte: “Më ulni poshtë! Më ulni poshtë!”

Media lokale Republika raportoi se të tjerë e dëgjuan duke bërtitur “ndihmë”.

Related Articles