Inspeksioni i Prishtinës ndërpret punimet pa leje në një objekt në lagjen “Dardania”

Inspeksioni i Prishtinës ndërpret punimet pa leje në një objekt në lagjen “Dardania”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Drejtoria e Inspeksionit ka ndërprerë mbindërtimet që po bëheshin në një objekt në lagjen “Dardania”.

Ndër të tjera, Rama ka shkruar në Facebook se është rrënuar pjesa e cila po ndërtohej pa leje.

“Drejtoria e Inspeksionit, pas njoftimit për mbindërtimet që po zhvilloheshin në hapësirat e një objekti kolektiv në lagjen Dardania, ndërmori menjëherë masa për rrënimin e punimeve. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Prishtinës që të heqin dorë nga çdo lloj ndërtimi që nuk përkon me ligjin”, ka shkruar kreu i Prishtinës.

Rama ka thënë se “u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Prishtinës që të heqin dorë nga çdo lloj ndërtimi që nuk përkon me ligjin”. /Gazeta Enigma/.

Related Articles