Më shumë se 1 mijë persona janë mbledhur të hënën në një fasht të Afrikës së Jugut, për të kërkuar ato që ata besojnë se janë diamante, pas zbulimit të gurëve të paidentifikueshëm atje.
Banorët e një fshati të quajtur Kuahlathi, në provincën Kuazulu-Natal të Afrikës së Jugut, kanë gjetur disa gurë të paidentifikueshëm në një fushë, që i kanë shtyrë të besojnë se vlejnë shumë dhe se do t’i pasurojnë ata.
Njerëzit nga mbarë Afrika e Jugut kanë udhëtuar për t’iu bashkuar fshatarëve që kanë qenë duke gërmuar që nga e shtuna, pasi një bari – i cili në një fushë të hapur nxori gurin e parë, që disa besojnë se ishte kristal kuarci – përhapi fjalën.
Zbulimi i gurëve do ta ndryshoj jetën e fshatarëve, ka thënë Mendo Sabelo, njëri nga gërmuesit, teksa në dorë mbante disa gurë të vegjël.
Kjo do të thotë se jetët tona do të ndryshojnë, sepse asnjëri s’ka punë të mirëfilltë, unë bëj punë të rastit. Kur jam kthyer në shtëpi me gurtë, familja është gëzuar shumë, ka thënë 27 vjeqari, baba i dy fëmijëve.