Java e parë e nëntorit do të jetë me mot të ndryshueshëm.
Reshje shiu parashihen ditën e martë dhe vende-vende edhe të mërkurën dhe ditën e enjte.
Ndërkaq sot moti mbetet i kthjellët e kryesisht me diell. Në mëngjes do të jetë ftohtë, e në vise të ulëta me kushte për mjegull.
Temperaturat minimale të hënën ende mund të zbresin në vlera negative në -1C, por nga e marta luhaten ndërmjet 6C e 10C, e maksimalet të martën zbresin deri në 13C, mirëpo deri të premten shënojnë rritje edhe në 20C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugu e juglindja 3-12m/s.
Shtypja atmosferike në rënie deri ditën e martë, më pas me tendencë të rritjes edhe mbi vlera normale.