2 mijë e 547 ushtarakë të FSK-së u trajnuan vetëm gjatë këtij viti

2 mijë e 547 ushtarakë të FSK-së u trajnuan vetëm gjatë këtij viti
2 mijë e 547 është numri i ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës të trajnuar vetëm gjatë këtij viti.

Kështu ka bërë të ditur sot ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka potencuar se avancimi profesional i pjesëtarëve të Ushtrisë përbën njërin ndër synimet më të rëndësishme të ministrisë së mbrojtjes.

Mehaj ka theksuar se përgjatë 19 muajve është investuar maksimalisht në financimin e trajnimeve të ushtarakëve përkrah ushtrive të shteteve më të fuqishme aleate.

“Përmes bashkëpunimit me partnerët tanë strategjik në fushën e trajnimeve, po ngrisim në vazhdimësi kapacitetet profesionale dhe operacionale në funksion të misionit tonë kushtetues, gjithmonë në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë së shtetit të Republikës së Kosovës, e përtej kësaj ky bashkëpunim në avancimin profesional të ushtarakëve kontribuon në përmbushjen e vizionit për anëtarësim në NATO.’, ka shkruar Mehaj.

Ai ka shtuar se investimi i vazhdueshëm në FSK është garancioni për ushtri që i shërben ruajtjes së paqes në vend, rajon dhe më gjerë.

Related Articles