Të premten në Fushë Kosovë është arrestuar një person i cili e ka sulmuar babanë e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Viktima ka deklaruar se nuk ka nevojë për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.
Një rast tjetër ku djali ka rrahur babanë ka ndodhur po atë ditë por në Obiliq.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht babanë e tij”.
“Si pasojë e dhunës, viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari në konsultim me prokurorin pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.
