Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njoftoi se në 24 orët e fundit, 2 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi. Nga 2103 testime, 947 qytetarë kanë rezultuar të infektuar dhe 403 të shëruar.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 26 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Lezha 52 vjeç, një qytetar nga Berati 74 vjeç.
Janë shëruar 403 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,473 që nga fillimi i epidemisë.