2 vjetori i vrasjes së Afrim Bunjakut, reagon Krasniqi

2 vjetori i vrasjes së Afrim Bunjakut, reagon Krasniqi

Në dyvjetorin e vrasjes së rreshterit policor Afrim Bunjaku në Banjskë, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, thekson se drejtësia ende nuk është arritur.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi bën thirrje të fuqishme që kriminelët, të cilët strehohen dhe mbeten të paprekur në Serbi, të dorëzohen dhe të përgjigjen para ligjit.

“Sepse vetëm kështu nderohet sakrifica e Afrimit dhe sigurohet e ardhmja e Kosovës”, shkruan Krasniqi, njofton Klankosova.tv.

Postimi i plotë:

Dy vite më parë, në Banjskë, ra heroikisht në krye të detyrës rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i vrarë nga terroristët serbë.

Afrimi mbetet testament i guximit dhe përkushtimit për mbrojtjen e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tij është e gdhendur në historinë tonë kombëtare dhe do të kujtohet përherë si shembull i nderit dhe i besës ndaj atdheut.

Por, dy vite pas këtij akti terrorist, drejtësia ende nuk është vendosur. Kriminelët e strehuar e të mbajtur të paprekur në Serbi duhet të dorëzohen dhe të përgjigjen përpara ligjit, sepse vetëm kështu nderohet sakrifica e Afrimit dhe sigurohet e ardhmja e Kosovës.

Lavdi e përjetshme Heroit Afrim Bunjaku!

Lavdi të gjithë të rënëve për Kosovën

Related Articles