20 vite burg për vrasjen në Gjilan

I akuzuari, Bardhyl Zeqiri është shpallur fajtor për veprën penale “vrasje e rëndë”.

I njëjti është dënuar me 20 vite burgim, përfshirë edhe kohën e paraburgimit dhe njëherësh, edhe gjobën 800 euro.

Ai akuzohet për vrasje, ku sipas Prokurorisë së Gjilanit, më 24 qershor të vitit të kaluar, në Gjilan, saktësisht në kafiterinë “Viva La”, i akuzuari me dashje ka privuar nga jeta viktimën Ismajl Cani, për motive të ulëta.

Sipas akuzës, i akuzuari i ka shkaktuar katër plagë prerëse dhe dy plagë “prerëse – shpuese”, “shkuese” (apo qorre), një “plagë prerëse – shpuese – shkuese” në anën e majtë të regjionit ijor.

Si shkak i plagëve të pësuara viktima nuk ka mundur të mbijetoj dhe rrugës për në spital ka vdekur.

Related Articles