20 vjeçarja që i shpëtoi zjarrit tregon detje nga vendi i ngjarjes, kërkon motrën e zhdukur

20 vjeçarja që i shpëtoi zjarrit tregon detje nga vendi i ngjarjes, kërkon motrën e zhdukur

Maqedonia e Veriut është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një diskotekë në Koçan, 51 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë kanë mbetur të lënduar, raporton Gazeta “Enigma”.

118 persona po trajtohen aktualisht në spitalet e Koçanit, Shtipit e Shkupit.

Një nga të mbijetuarat e zjarrit është 20-vjeçarja, Marija Taseva, e cila ishte po ashtu e lënduar.

Ajo dëshmoi para kamerës së Ministrisë së Punëve të Brendshme se në momentin e zjarrit ka pasur turmë dhe se ajo ka rënë përtokë teksa po dilte jashtë.

“Të gjithë filluan të vrapojnë jashtë. Të gjithë po përpiqeshin të shpëtonin. Motra ime ka humbur. Nuk mund ta gjejmë në asnjë spital. Tani presim këtu rezultatet për të parë nëse do ta gjejmë, nëse jo, përfundimisht në Shkup. Duke dalë jashtë rashë në tokë dhe të tjerët më shkelnin, thjesht me faqe isha në tokë”, tha Taseva.

Babai i saj thotë se nuk kanë informacion për vajzën e dytë, e cila është 25 vjeçe.

Kujtojmë se nga kjo tragjedi kanë humbur jetën 51 persona, teksa personat e lënduar që po mjekohen nëpër spitale janë nga mosha 14 deri në moshën 25 vjeçare.

Related Articles