“200 ditë luftë, duken si 200 vjet”: Fëmijët palestinezë vajtojnë ëndrrat e humbura

“200 ditë luftë, duken si 200 vjet”: Fëmijët palestinezë vajtojnë ëndrrat e humbura

Janë bërë 200 ditë që kur nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit.

Fëmijët palestinezë, po vajtojnë për ëndrrat e tyre të humbura, e po thonë se këto ditë luftë po iu duken si 200 vjet.

“Jetët tona janë plot vuajtje, pa ujë të pijshëm, pa vend të jetueshëm për të qëndruar”, thotë  për CNN, Mohammad Shabat, një palestinez i zhvendosur.

“Nuk ka shëndetësi, arsim. Si do të jetojnë këta fëmijë? Si do të studiojnë? Kishim COVID, tani kemi luftë. Jemi të rraskapitur mendërisht”, shtoi ai.

“Unë jam 60 vjeç, kam jetuar luftëra më parë, por kurrë nuk e kemi jetuar këtë shtypje”.

Palestinezët përshkruan muaj të tërë zhvendosjeje të detyruar teksa prisnin me ankth lajmet nga të afërmit e ndarë në të gjithë enklavën, pa asnjë lehtësim nga sulmet izraelite.

Rahaf Shabbat, një studente e re që u detyrua të ikte nga Beit Hanoun në Gazën veriore, tha për CNN se ishte e thyer kur lufta i ndërpreu vitin shkollor.

“Sot shënon 200 ditë lufte, ndihet si 200 vjet… frike dhe tmerri, raketash, martirësh dhe vdekjesh”, tha ajo.

Një tjetër fëmijë palestinez, Rama Shabat, thotë se nuk i ka parë të dashurit e saj për shtatë muaj.

“Ne humbëm ëndrrat dhe fëmijërinë tonë. Na mungojnë të dashurit tanë në veri”, tha Rama për CNN, teksa shpërtheu në lot.

Hala Abdan, një avokate, tha se djalit të saj 20-vjeçar i ishte prerë këmba e majtë pasi ai u plagos nga një sulm me dron në dhjetor.

“Unë luftoj për t’i siguruar atij ndonjë gjë, ashtu si gjithë populli palestinez. Kanë qenë 200 ditë të mbushura me vuajtje që mezi mund t’i durojë… 200 ditë katastrofë”, tha ajo.

Related Articles