Abu Obaida, zëdhënësi i brigadave Al Qassam të krahut ushtarak të Hamasit, kërkoi vazhdimin e sulmeve ndaj Izraelit në mesazhin e tij të parë video në më shumë se gjashtë javë të martën, duke shënuar 200 ditët e luftës Izrael-Hamas.
“Ne do të vazhdojmë të sulmojmë armikun me teknika të ndryshme për sa kohë që agresioni të vazhdojë në tokën tonë”, tha Abu Obaida.
“Luftëtarët e Hamasit do të vazhdojnë të dalin për të luftuar armikun”, shtoi ai.
Ai vlerësoi gjithashtu sulmet e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit në fillim të këtij muaji, duke thënë se “madhësia dhe natyra e sulmit, vendosi rregulla të reja dhe ngatërroi llogaritjet e armikut”.
Irani nisi një sulm me dron dhe raketë në shkallë të gjerë ndaj Izraelit si hakmarrje për një sulm të dyshuar izraelit në një kompleks diplomatik iranian në Siri.
Ushtria izraelite tha se 99% e më shumë se 300 predhave të shkrepura u kapën.
Abu Obaida kritikoi gjithashtu rolin e Izraelit në negociatat për lirimin e pengjeve dhe armëpushimin, duke thënë se Izraeli “po përpiqet të heqë dorë nga të gjitha premtimet e tij” dhe dëshiron të “fitojë më shumë kohë”.
Izraeli dhe SHBA-ja kanë fajësuar Hamasin për shtyrjen e negociatave duke bërë kërkesa të paarsyeshme.