Një kontingjent i ri prej 2,000 kontejnerëve ka mbërritur në Prishtinë.
Nënkryetari i kryeqytetit, Alban Zogaj, tha se përmes këtyre kontejnerëve do të ketë mundësi më të mira për menaxhimin e mbeturinave dhe për të siguruar një qytet të pastër për të gjithë.
“Prishtina po vazhdon përmirësimin e infrastrukturës së saj për një mjedis më të pastër e më të organizuar! Me një kontingjent të ri prej 2000 kontejnerëve që sapo kanë mbërritur, kryeqyteti do të ketë mundësi më të mira për menaxhimin e mbeturinave dhe për të siguruar një qytet të pastër për të gjithë”, shkroi Zogaj në një postim në Facebook.
“Ky është një hap tjetër në drejtim të krijimit të një Prishtine më të gjelbër, ku qytetarët dhe vizitorët mund të gëzojnë hapësira publike më të pastra. Ndaj, faleminderit të gjithë qytetarëve për bashkëpunimin e tyre dhe për angazhimin në mbajtjen e pastërtisë në qytetin tonë”, shtoi ai. /Gazeta Enigma