Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të hëne do të marr pjesë në takimin e 10-të të procesit Brdo-Brijuni me pjesëmarrjen e presidentëve të shteteve të rajonit, duke përfshirë presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, të cilët janë nikoqirë të takimit, raporton Gazeta Enigma.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të Presidencës, ku njoftohet edhe për temat që do të diskutohen në këtë takim.
Temat që do të diskutohen në këtë samit në Brdo afër Kranjit janë: rëndësia e procesit Brdo-Brijuni në 10-vjetorin e tij, adresimi i pasojave të COVID-19, rimëkëmbja ekonomike dhe plani investiv i BE, zgjerimi i BE-së si prioritet gjeostrategjik, si dhe përmbyllja e projektit të Evropës së bashkuar me përfshirjen e shteteve te Ballkanit Perëndimor.
“Në këtë Samit, presidentja Osmani do t`i paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës lidhur me temat që do të trajtohen në këtë proces. Në margjina të takimit, Presidentja Osmani do ta zhvillojë takime bilaterale me presidentët e Kroacisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Osmani më 13 maj priti në takim në Prishtinë, homologun slloven, Borut Pahor në funksion të parapërgatitjes për takimin e Brdos