Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, vlerëson se viti 2022 ishte vit i zhvillimit të fuqishëm të kapaciteteve ushtarake të FSK-së.
Kështu tha në konferencën tradicionale të fundvitit për media të Ministrisë së Mbrojtjes.
“Sukseset i dedikohën të gjithë ushtarakëve të FSK-së, por kemi pasur një bashkëpunim të vazhdueshëm me media në pasqyrimin e punës tonë. Tani vazhdojmë për të ardhmen në koordinim të plotë me aleatët tanë. Gjithçka që ndërtojmë është në bashkëpunim me aleatët tanë. Kemi objektivat e njëjta që janë kyçe dhe janë në përputhje me sigurinë tonë”.
“Vitin e kaluar kemi pasur zbarkimin historik në Kuvajt krah për krah me aleatin tonë, ShBA-në, por jemi në koordinim e bashkëpunim për më shumë misione, e trajnime që FSK-ja mund të mbështetë partnerët tjerë”.
Sipas tij, nevoja për ndryshimet e këtyre ligjeve ka qenë e nevojshme si për heqjen e kufizimit të numrit ashtu edhe për rritjen e moshës deri në 25 vjet në mënyrë që të gjithë të rinjtë të mund t’i bashkohen ushtrisë.
“Avancimi i kapaciteteve ushtarake për mbrojtjen e vendit ka qenë dhe mbetet objektivi ynë kryesor. Jemi në përfundim të vitit të parë të kapaciteteve të para që janë pjesë edhe vitit të dytë të tranzicionit. ‘Defender-Europe 23’ objektivi kryesor ku edhe kanë nisur përgatitjet pasi jemi nikoqir dhe presim suksesin e validimit të regjimentit te radhës prej 1,300 ushtarëve”.
“Jemi në hartim të ligjit për ushtarët rezervë që është shumë i rëndësishëm që me kohë do të bëhet publik. Një prej fokuseve të FSK-së dhe MM-së është rritja e numrit të grave dhe vajzave ushtarake, tash kemi pjesëmarrjen e 1,44 për qind të grave dhe i ftoj të gjitha gratë dhe vajzat që të bëhen pjesë e FSK-së për t’i shërbyer atdheut”.