Aktualisht në Kosovë janë 21 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.
Në 24 orët e kaluara, gjashtë qytetarë janë infektuar me këtë virus dhe një ka vdekur.
Është shëruar edhe një person, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 268 mijë e 926.
Deri tani numri i të prekurve me koronavirus është 272 mijë e 149, ndërsa të vdekur janë 3 mijë e 202 persona.