21-vjeçari ndalohet në Ferizaj, i gjendet armë zjarri dhe substanca narkotike

21-vjeçari ndalohet në Ferizaj, i gjendet armë zjarri dhe substanca narkotike

Policia e Ferizajt ka ndaluar sot një 21-vjeçar nën dyshimin për mbajtje të paautorizuar të armës dhe posedim të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40 në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, ku gjatë një patrullimi rutinë zyrtarët policorë kanë ndaluar për verifikim personin me iniciale E. M., i cili mbante me vete një çantë.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur: Një armë zjarri të llojit pistoletë, një karikator pa fishek, një sasi të dyshuar marihuanë të paketuar në një kavanoz të vogël.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Me urdhër të tij, E.M. është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare, për veprat penale:

Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, posedim i paautorizuar i lëndëve narkotike, substancave psikotrope ose analoge.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Related Articles