21-vjeçari vdes në vendin e punës në Tiranë

21-vjeçari vdes në vendin e punës në Tiranë

Këtë të enjte një 21-vjeçar ka vdekur në vendin e punës në Tiranë, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas raportimeve të Top Channel ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30, në një fabrikë në Bathore. Viktima është me inicialet J.B., për të cilin u raportua se fillimisht kishte humbur ndjenjat, u transportua në spital, por nuk mundi të mbijetojë.

Sipas informacioneve të deritanishme, vdekja dyshohet të ketë qenë për shkaqe natyrale. Në drejtimin e Prokurorisë po kryhen hetime për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Related Articles