Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur për raportin e fundit, ku 213 raste kanë rezultuar pozitivë me COVID.
Ndërsa, 609 qytetarë janë testuar në 24 orët e fundit, derisa 35 pacientë janë shëruar.
Deri më tani janë dhënë mbi 1 milion vaksina. Sa i përket vaksinimit, IKSHPK ka bërë thirrje tek qytetarët që të vaksinohen në mënyrë që të zvogëlohet rrezikshmëria e rritjes së rasteve.